Partia Demokratike ka njoftuar këtë të hënë përfundimin e afatit për kandidaturat që duan të garojnë për Bashkinë e Tiranës.
Albana Vokshi në një dalje për mediat nga selia blu ka prezantuar shtatë emrat, të cilët kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm.
Nga sot, procesi për dorëzimin e kandidaturave për primaret e Partisë Demokratike në kryeqytet është mbyllur, dhe emrat e mësipërm bashkë me dokumentacionin përkatës, i kalojnë Kryesisë së partisë për verifikime të mëtejshme. Në ditët në vazhdim, do të ketë një njoftim zyrtar për datën, tha Vokshi.
Emrat e për Bashkinë e Tiranës:
Adriana Kalaja
Belind Këlliçi
Enkelejda Fejzo
Fatmir Merkoçi
Gert Bogdani
Ilir Alimehmeti
Julian Deda