Rritja e çmimeve është motivi që për ditën e sotme, Biznesi i vogël dhe ai i mesëm, kanë paralajmëruar protestë.
Përfaqësuesit e Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm iu bënë thirrje dje bizneseve që nga ora 10:00 të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie.
Çmim i naftës është abuzive dhe i papërballueshëm. Me 5 nëntor protestë një orë për uljen e qepenave.
Çdo biznes në mbarë Tiranën, të ulnin qepenat dhe të printojnë fletë, që të lënë shërbimin nga ora 10:00-11:00. Biznesi i vogël dhe i mesëm është i lidhu drejtpërdrejt me konsumatori.
Ata kërkojnë që biznesi i vogël të hiqet nga paketa fiskale që sipas tyre rrit me 2-3 herë gjobat, të mos përfshihen në fashën 800 kW nëse e tejkalojnë atë si dhe kërkojnë të të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.
KËRKESAT:
1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.
2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.
3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.
Në mbështetje të tyre ka dalë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë thirrje për pjesëmarrje.