Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se së shpejti do të shpallë kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ai mblodhi sot në Fier disa prej deputetëve dhe kryetarëve të degëve që nuk e njohin Sali Berishën si kryetar dhe PD dhe krahas përzgjedhjes së kandidatëve, vendosën që të nisin riorganizimin e strukturës për t’u bërë gati për betejën për 61 bashkitë e vendit.
“Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.”
Alibeaj theksoi se nga ky moment do te fillojnë takimet me qytetarët në të gjithë vendin.
“Mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren”
Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike dështuan të martën dhe tashme është e qartë se PD do të garojë me dy kandidatëve në zgjedhjet lokale.