Amuli: Primaret në Shkodër nuk shërbejnë për të mirë, s’ka bashkim të degës pa i hequr ato…

Shpërndaje

Primaret dhe bashkëpunimi brenda PD për bashkim, duket se ka ngecur në degën e Shkodrës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli përmes një komunikimi me “MCN live”, e thotë haptazi se dy PD-të nuk mund të bashkohen në rast se PD-ja e Berishës nuk tërhiqet nga procesi i primareve.

E vetmja mënyrë që të ndodh bashkimi i PD shprehet Amuli është heqja e të gjitha kushteve.

Sipas tij, Shkodra, përmes primareve, nuk ka nevojë për kandidatë të importuar.

Kandidati gjithmonë duhet të zgjidhet, nëse është sensi i mirë, rruga për të zgjidhur është, por jo i njëanshëm, Shkodra nuk ka nevojë për kandidatë të importuar.

Nëse krijohen edhe dy komisione nga të dyja palët, mund të zgjidhet, por siç e thashë, pa kushte, asnjë demokrat në Shkodër nuk i sheh si të drejta primarët.

Asnjë demokrat nuk e ka frikë votën, nuk është kjo, por që në gjenezën e saj foltorja ka ardhur si uzurpuese, ka dashur të zaptojë çdo strukturë, por nuk ka shërbejnë demokracisë, nuk na shërbejnë neve, demokratët nuk janë të përfaqësuar.

Amuli, thotë se fitoren, kryetarit aktual të Shkodrës, ja dha Foltorja.

Sipas tij, Shkodra ka shumë herë më shumë figura më të denja që mund ta përfaqësojnë atë, sesa vet kryetari aktual Spahia, që erdhi me ndihmën e foltores.

PD është aset kombëtar, ne për Sali Berishën, shumë vite përpara, kur vinte ai këmbën, ne vinim kokën, nëse i donë demokratët, edhe ai ka hallet e problemet e tij personale, po ne nuk mund të ia zgjidhim ato, pjesa jonë s’mund të ia zgjidhin problemet e tij, kështu që ne duhet ët vazhdojnë rrugën tonë.

Marrëdhëniet e mia me Bardh Spahinë, normalisht që nuk janë të mira., përkundrazi kam pas probleme me të sepse me ardhjen e tij, ia ka filluar reformën me vet demokratët, ka larguar nga puna, figurat më të rëndësishme të PD-së, që kanë qenë në nivele të larta, është marrë edhe me nivelet deri më të ulta, kam bërë disa herë denoncime.

Po të donte Foltorja të bënte bashkëpunim, nuk do të vazhdonte në këtë mënyrë që reformat ti fillonte me demokratët.

Shkodra ka figura shumë herë më të mira për të kandiduar se sa z.Spahia, që mund ta përfaqësojnë dhe drejtojnë shumë herë më mirë sesa kryetari aktual. Fitoren bashkisë në zgjedhje ia dha Foltorja, nuk ia dha z.Spahia.  

Shpërndaje