Vrau për gjakun e babait/ Gjykata e Lezhës 8 vjet burg për 17 vjeçarin…

Shpërndaje

Gjykata e Lezhës dënoni të hënën  me 8 vite burg, 17-vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

I riu u shpall fajtor për veprat penale  “Vrasje për gjakmarrje” dhe “Mbajtja pa leje mbajtja pa leje e armeve dhe municioneve luftarak”.

I konsideruar i mitur, pasi është nen 18-vjeç, ai u dënua me 12 vjet burg, maksimumin e parashikuar nga ligji për moshën.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 në 8 vjet. Përvathi më 24 janar të këtij viti qëlloi për vdekje 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj në fshatin Manati në Lezhë.

Saga e familjes së Lekgjonajt dhe familjes së Përvathit filloi shume vite më parë për çështje pronësie.

Në nëntorin e vitit 2009, kur autori i krimit të sotëm ishtë vetëm 4 vjeç Gjon Përvathi, babai i autorit të sotëm, është qëlluar për vdekje nga Ndue Lekgjonaj.

Në momentin që autori i krimit po largohej nga vendngjarja është përplasur me të afërmin e viktimës, ku e ka lënë të plagosur këtë të fundit.

Më pas ka përplasur me makinë djalin 14-vjeçar të Gjon Përvathit, i cili është vëllai i autorit të sotëm.

Shpërndaje