Bordi i Transparencës e çon “në qiell” çmimin e naftës, ja sa do të tregtohen karburantet…

Shpërndaje

Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës. Mësohet se një litër naftë me pakicë do të shitet me 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.

Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani.

Rritja e çmimit të karburanteve vjen në një kohë ku në tregjet globale ka pasur një tronditje për shkak të vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit.

Tashmë çmimi i naftës po i afrohet sërish niveleve maksimale prej 260 lekë për litër që arritën në vend në mars.

Shpërndaje