Një automjet ka shpërthyer në flakë drekën e sotme pranë Burgut të Reçit.
Fatmirësisht raportohet se nga flakët nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale, nuk dihet shkaku i zjarrit, i qellimshëm apo ndonjë defekt teknik i automjetit.
Forcat zjarrfikëse të Malësisë së Madhe kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.