Qeveria tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800 KW…

Shpërndaje

Fasha 800 KW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektronike nuk do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Kryeministri Rama ka paralajmëruar konferencë për mediat për të dhënë një lajm pozitiv.

Për ta bërë Shqipërinë një vend energjetikisht sovran dhe eksportues të energjisë. Hë për hë nuk i përballojmë dot nevojat dhe duhet të dalim në treg. Por unë dhe kjo qeveri jemi këtu për të mbrojtur konsumatorët por edhe për të mos bërë asgjë pa bërë që barra e kësaj lufte të lehtësohet sa më shumë. Jam këtu për t’ju thënë se sot kam një lajm pozitiv pasi mbrëmë diskutuam deri vonë. Kërkesa ishte 17 mijë KWH sot është 11 mijë. Kur e lëshuam fashën kjo kërkesë ishte më lartë saç është sot pra. Ulja e temperatuirave ka ndikuar por edhe ka një ndikim një qasje pozitive e abonentëve familjarë për ta kursyer energjinë. Edhe në Fierzë kemi pasur prurje të mira. Ndaj edhe në këto kushte, bazuar në një analizë të detajuar, ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kWH të mos hyjë në fuqi më 1 tetor”, tha Rama.

Shpërndaje