Tom Doshi, partia e të cilit fitoi 3 deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, ka kryer ditën e sotme një vizitë në kryeministri.
Televizioni informativ report tv ka filmuar momentin kur ish-aleati i Ramës, po futet në kryeministri.
Ende nuk dihet arsyeja e vizitës së Doshit në kryeministri, ndërkohë që ditët e fundit në qarkun e Shkodrës, pati një debat mes Edona Bilalit dhe këshilltarëve të PS-së, qark në të cilin ish-deputeti ka ndikim të rëndësishëm politik.
Një ditë më parë kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama emëroi drejtuese poltike në Shkodër Elisa Spiropalin. Ndërsa Edona Bilali, bashkë me Pandeli Majkon u transferua për në qarkun e Kukësit.
Këto ndryshime, Rama i quajti “pa peshë”, por në funksion të organizimit të partisë.