Ka lidhje zhdukja e Martinajt me lojërat e fatit? Rama: Kriminale të përfshish qeverinë…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama është pyetur në emisionin “Opinion” nëse rikthimi i  basteve sportive ka lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt.

Kreu i qeverisë tha se këto dy çështje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa e quajti kriminale lidhjen e qeverisë me zhdukjen e Martinajt.

Më tej, Rama sqaroi se bastet sportive nuk do të rihapen siç kanë qenë vite më parë, por do të rishikohen modalitete të tjera.

A kanë lidhje zhdukja e Martinajt me lojërat e fatit?

Rama: Kjo është halucinante dhe kriminale. Çështja e lojërave të fatit është e qartë s’ka lidhje me teori. Nuk ka shanc të rikthehen lojërta të fatit. Nuk do ketë hapje të lojërave të fatit. Kemi një problem të vetëm, që ka të bëj më bastet sportive online, një problem që e ka dhe Kina e cila ka dhe dënim me vdekje nëse kapesh duke luajtur. Kjo çështje është hapur kohë më parë nga presidenti  Federatës. Të akuzosh qeverinë se angazhohet në iniciativa të tilla për shkaqe të kësaj natyrë është kriminale. Janë të pavërteta. Presidenti i Fderatës i është drejtuar një komisioni në Parlament për hapjen e basteve sportive online.

Shpërndaje