Ambasadori Hungarisë vizitë në Shkodër, takim me kryebashkiakun Bardh Spahia…

Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia priti në një takim pune, Ambasadorin e Hungarisë në Shqipëri z. Lorant Balla së bashku me konsullin e nderit të Hungarisë në Shkodër, z. Kliti Hoti dhe konsullin e nderit të Tiranës z. Antal Kulcsar.

Në fjalën e tij, z. Spahia shprehu mirënjohjen ndaj çdo aleati të vendit tonë, i cili Shkodrën e ka parë gjithmonë si një pikë të fortë reference dhe model bashkëpunimi.

Biseda mes kryetarit të bashkisë z.Bardh Spahia dhe ambasadorit z.Lorant Balla u fokusua rreth marrëdhënieve tradicionale mes dy vendeve tona, fushave të bashkëpunimit të deritanishme, si dhe forcimin e metejshëm të këtij partneriteti me interes të përbashkët.

Të tjera projekte zhvillimore dhe zgjerim i fushave të bashkëpunimit janë prioritet i punës së z. Spahia dhe bashkisë Shkodër, për të cilat me ambasadorin z.Lorant Balla u dakortësua të përshpejtohen hapat, me synimin që ato të jenë një realitet i prekshëm për qytetarët.

Shpërndaje