Eksplozivi ndaj Suad Licit, dalin detaje të reja nga hetimet…

Shpërndaje

Disa detaje të reja kanë dalë nga vendosja e sasisë së lëndës eksploziv C4 në makinën e administratorit të Vllaznisë Suad Lici në 16 shkurt. Pas ekspertizës së bërë rezulton se sasia e saktë e eksplozivit është rreth 100 gram dhe jo 200 siç efektivët e forcave Xhenio menduan fillimisht.

Nga ekspertiza e bërë në vendin e ngjarjes por edhe më pas rezulton se kapsolla e eksplozivit C4 ka qenë e shkëputur dhe jo e lidhur me të çka tregon se autorët që e kanë vendosur nuk kanë patur qëllim që ta shpërthejnë eksplozivin por është bërë vetëm për t’i dhënë një mesazh të fortë kërcënues adminitratorit Lici të paktën nga dyshimet e deritanishme.

Po ashtu burime pranë policisë vendore të Shkodrës bëjnë me dije se pranë eksplozivit C4 i vendosur në pjesën e pasme të makinës së Suad Licit janë gjetur gjurmë të konsiderueshme të autorëve për të cilat policia po punon për t’i identifikuar e më pas për t’i kapur.

Ende nuk është arritur në identifikimin e autorëve por gjurmët e gjetura që sipas policisë janë të konsiderueshme mund të çojnë tek autorët që e kanë vendosur. Sasia e lëndës eksplozice C4 poshtë makinë u vendos ngjitur me shtëpinë e administratorit të Vllaznisë, shumë afër stadiumit “Loro Boriçi”.

Edhe pse nga kamerat e sigurisë të stadiumit nuk shfaqen askund autorët, policia po bën kçyrjen edhe të kamerave të sigurisë të subjekteve përreth. Vendi ku është vendosur eksplozivi lidhet të paktën me katër rrugica dhe rrugë të ndryshme ndaj edhe po verifikohen të gjitha lëvizjet e mundshme për të arritur tek autorët edhe pse me provat e deritanishme që policia ka nuk është e lehtë.

Ka qenë vetë administrator Lici ai i cili ka gjetur eksplozivin C4 poshtë makinës rreth orës 8:30 të mëngjesit të 16 shkurtit sapo ka dalë nga shtëpia. Menjëherë ka njoftuar forcat e policisë të cilët nisën hetimet. U desh ardhja e forcave Xhenio nga Tirana për çaktivizimin e eksplozivit ndërsa administrator Lici ka deklaruar se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët por ka pranuar se kjo ngjarje lidhet me sportin dhe punën që bën./StarPlus/

Shpërndaje