Kryeministri Edi rama po u ëprgjigjet pyetjeve të qytetarëve në një bashkëbisedim virtual.
Rendi dhe siguria ka qenë një ndër pyetjet e bëra nga një qytetar, i cili i kujtoi Ramës premtimin e bërë për sigurinë në vend.
Rama tha se Shqiëpria është e sigurt si ansjëherë më parë, ndërsa shtoi se vrasjet janë përgjysmuar në krahasim me vite më parë.
“Ne nuk kemi humbje jetësh 24 orë. Ne kemi pasur problemet tona me rendin, sidomos gjatë muajit gusht. Ne kemi pasur një kohë kur në Shqipëri vriteshin 100 persona në vit, përpara se ne të merrnim drejtimin e vendit. Në vitin 2012 janë vrarë 12 persona. Ne e kemi ulur përgjysmë numrin e vrasjeve në Shqipëri. Me këtë nu them që nuk do bëjmë akoma më shumë. Nuk ka vend ku të mos ketë vrasje, mund të përmirësojmë dhe do të përmirësojmë statistikat.
Sot ne jemi në mesataren e kontinentit europian. Kemi qenë në fundin e një pusi ku nuk na dukej emri. Sot jemi më morë se disa vende emfrat e të cilave s’po i përmend për të mos u kthyer në humor, ashtu si nuk jemi më mirë se disa vende në rajon. Shqipëria ëhstë një vend më i sigurt is asnjëherë më parë. E tregon dhe fakti që Shqipëria turistike po hedh hapa më të shpejtë përpara”, tha Rama.