Kuvendi mbledh sot seancën plenare, rendi që pritet të diskutohet…

Shpërndaje

Ashtu si çdo të enjte, Kuvendi do të mbledhë ditën e sotme seancën e radhës parlamentare.

Në rendin e ditës parashikohet diskutimi i projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit,

Po ashtu do të diskutohet projektligji “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin”.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 8.9.2022

2. Njoftime.

3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së, për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të instrumentit për Asistencën e Panëtarësimit (IPAIII)” .

4. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit”.

5. Projektligj “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin”.

6. Projektvendim “Për zgjedhjen e Z.Albert Minga anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

7. Projektvendim “Për zgjedhjen e Z.Edmond Tullumani anëtar të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar”.

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shpërndaje