Kryeministri Edi Rama nis ditën e re me punimet për Xhaminë e “Plumbit”…

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me lajmin e mirë për nisjen e punimeve për restaurimin e Xhamisë së Plumbit, një prej objekteve më origjinale sikurse shprehet ai në postimin e tij në rrjetet sociale të arkitekturës islame në botë.

Në postimin e plotë kryeministri shkruan:

“MIRËMËNGJES 

dhe me lajmin e mirë se pas faljes së fundit mbrëmë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër, u hap kantieri më i ri në fushën e trashëgimisë kulturore, për një nga objektet pa asnjë ekzagjerim më origjinale të arkitekturës islame në botë, ju uroj një fundjavë të mbarë”.

Shpërndaje