Alibeaj bashke me grupin e tij të deputeteve mbeshtetes nga ana e PD ka propozuar ndryshimin e ndarjes territoriale duke kerkuar nje territor me 91 bashki dhe jo me 61 sa eshte aktualisht.
Por cilat jane 30 Bashkitë e reja që propozohen nga PD përveç bashkive ekzistues ne rang vendi:
Bashkia Sukth
Bashkia Fushë-Krujë
Bashkia Farkë
Bashkia Ndroq
Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë.
Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz
Bashkitë Maqellarë, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër
Bashkia Shpirag në qarkun Berat
Bashkitë Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër
Bashkitë Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan.
Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë.
Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier.
Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës.
Bashkitë Leskovik, Voskopojë, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë
Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone si më poshtë:
1- Rajoni Tiranë-Durrës
2- Rajoni Shkodër-Lezhë
3- Rajoni Kukës-Dibër
4- Rajoni Gjirokastër-Berat
5- Rajoni Fier-Vlorë
6- Rajoni Elbasan-Korçë.
Drafti nuk është përfundimtar pasi deputetët kanë bërë disa propozime që do të shqyrtohen për tu përfshirë më draftin final.