“Ça ka ky mo që ulërin?!”/ Plas keq’ mes Ramës dhe Bushatit: Injoranca ju ka sjellë këtu, o zotëri s’është argument…

Shpërndaje

PJESË NGA DEBATI:

Rama: Do të bëjmë rritje për energjinë për të arritur atë pikë që ka ardhur për pagat. Do të vendosim edhe mbështetje financare për naftën për fermerët. Numri është rritur, kërkesat janë edhe më të mëdh. Numrat janë të shkruar dhe të regjistruar. Por ndërkohë faza e mëtejshme do të shoqërohet për nevojën për të pasur transparencë. Nuk do të ketë dhënie me kërkim llogari. Njëkohësisht kemi vendosur që duke qenë se nuk e prekim çmimin e energjisë të vendosim një tavan. 96% e konsumatorëve konsumojnë më pak se 800 kilovat për orë. Janë vetëm 4%. Janë fakte dhe shifra, nuk janë opinione. Nuk janë përralla demokratike. Ne çdo kilovat orë e…

*ndërhyn Helidon Bushati

Nikolla: O zoti Bushati, si do iu vinte që kur të flisnit ju, të flisnim dhe ne?

Rama: Ça ka ky mo? Ça ka që ulërin? Pse ulërin mo? O zotëri…Injoranca nuk është argument nuk ka qenë kurrë. Injoranca e kthyer në argument ju ka sjellë këtu ku jeni. Çdo subjekt që konsumon energji mbi 800, do të paguajë.

Shpërndaje