Pasi u shfaq për herë të parë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku mbajti edhe një fjalim e emocionuar dhe shpërtheu disa herë në lot, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topallit, po riaktivizohet brenda partisë ku ka kontribuar prej vitesh.
Ditën e sotme, Kryesia e PD-së e caktoi Topallin drejtuese të grupit të punës për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023-shit, për qarkun e Lezhës.
Në mbledhje u caktuan grupet e punës edhe për qarqet e tjera, duke treguar se në PD ka nisur përgatitja për zgjedhjet lokale.