Ditën e djeshme Shkodra u trondit nga një atentat i organizuar ndaj administratorit të Vllaznisë, Suad Licit.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe regjisori Osman Mula, teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Ora Sport’.
Sipas tij, kjo ngjarje nuk e zbeh kulturën dhe dashurinë për sportin.
“Nuk ma merrte mendja se për rastin e 101 vjetorit të Shkodrës. Nuk më erdhi mirë. Na doli kjo ngjarje që nuk na la të shikoj mirë. Shkodranët nuk ta pranojnë këtë gjë. Kjo nuk e zbeh atë mendimin që kemi për Shkodrën. Këto janë raste që ndodhin por kjo nuk e zbeh artin, kulturën dhe dashurinë për sportin. Është e pesta ose e gjashta herë që u ndodh trajnerëve të Shkodrës. Mund të jesh shumë djalë i mirë por nuk të fus në lojë. Nuk mund të jetë kjo një arsye për një ngjarje të tillë. Për derisa bashkiakja është e shqetësuar, unë autoritetet në Shkodër duhet të jenë më vigjilente.”, u shpreh Mula.