Nedim Bajarami është një nga emrat më të diskutuar të momentit në futbollin italian.
Mesfushori i kombëtares shqiptare prej javësh po diskutohet për një lëvizje në drejtim të Fiorentinës.
Megjithatë së fundmi duket se Bajrami e ka humbur përqendrimin te ndeshjet e Empolit dhe kjo u duk edhe në takimin e së dielës kundër Leçes, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.
Pas kësaj sfide, mediat italiane kanë bërë vlerësimin e lojtarëve dhe shqiptarit i është dhënë nota 5.5.
Në shkrimet e mediave italiane di “Tuttosport” apo “Gazzetta dello Sport” theksohet se Bajrami nuk e kishte mendjen fare te ndeshja, sipas tyre, mesfushori tashmë mendon vetëm për merkaton dhe harron të luajë.