Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka dhënë miratimin për vazhdimin e garës për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese për ish-kryeprokuroren Arta Marku.
Miratimin për kandidim dhe vazhdim të garës ka marrë edhe ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.
Nga gara për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është skualifikuar kandidatja Elida Take.
Disa muaj më parë ish-presidenti Ilir Meta publikoi listën e 10 kandidatëve që kanë aplikuar për të zënë vendin e gjyqtarit Përparim Kalo në Gjykatën Kushtetuese, mandati i të cilit mbaron në prill.
Mes emrave që aplikuan për këtë pozicion është edhe ish-kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku dhe Arta Vorpsi, emri i të cilës është refuzuar më herët nga Meta për Kushtetuesen.