VIDEO/ Dëmtime dhe vjedhje, Bashkia riparon ndrçimin në hyrje të Shkodres…

Shpërndaje

Bashkia e Shkodres po vijon të përballet me dëmtime dhe vjedhje të investime publike, duke u kthyer në shqetësim serioz. Hyrja e qytetit është rasti më i fundit, ku janë marrë rreth 400 metra kabllo, duke zhytur në errësirë një pjesë të këtij segmenti rrugor. Gjatë paradrekës së të mërkurës, njësia e ofrimit të shërbimeve në bashkinë Shkoder ka ndërhyrë duke zëvëndësuar kabllon e vjedhur dhe riparuar defektin e shkaktuar, duke mundësuar kështu rikthimin në funksion të plotë të ndriçimit publik në këtë arterie që është prezantimi i parë i qytetit. Altin Salihi, shefi i Njësisë së ofrimit të sherbimeve në bashkinë e Shkodrës ju ka bërë thirrje qytetarëve të mbrojnë pronën publike, pasi çdo ndërhyrje e tillë është kosto shtesë për buxhetin e bashkisë dhe vetë qytetarëve si taksapagues.

Përgjatë viteve të fundit megjithë sensibilizimet e kryera, investimet publike në Shkoder kanë qënë pre e dëmtimeve dhe vjedhjeve, duke ndikuar drejtëpërdrejtë në shtimin e kostovë të mirëmbajtjes, por edhe për zbatimin e investimeve të reja. Bashkia Shkoder kërkon më shumë bashkëpunim si nga qytetarët, ashtu edhe organet ligjzbatuese për të vepruar ndaj të tilla fenomeve të përsëritura.

Shpërndaje