Çmimet e reja të karburanteve / Nafta rritet me 10 lekë, benzina me 20 lekë/litri…

Shpërndaje

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend.

Një litër naftë do të shitet për 10 lekë më shumë, në 239 lekë/ litri. Rritje më të madhe ka pësuar benzina, e cila do të tregtohet për 237 lekë/litri, 20 lekë më shumë.

Çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

“Bordi i Transparencës në datë 27 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 227lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 237 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 27 Maj 2022, ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.” thuhet në njoftim.

Shpërndaje