Arrestohet vëllai i Nuredin Dumanit, po tentonte të ikte në Itali…

Shpërndaje

Është arrestuar vëllai i Nuredin Dumanit, i arrestuar pak kohë më parë në Fier. Mësohet se vëllai i tij është arrestuar në portin e Durrësit, në tentativë për tu larguar drejt Italisë.

Nuk dihet nëse Roland Dumani akuzohet për ndonjë vepër penale, por do të merret në pyetje nga blutë e Durrësit.

Nuredin Dumani është një personazh i njohur i botës së krimit në vend.

Ndërkaq nga dëshmitë e Dumanit, SPAK u vu në lëvizje dhe lëshoi 32 urdhër-arreste ndaj njerëzve të botës së krimit, të përfshirë nga ngjarje të rënda, vrasje me pagesë dhe ekzekutime mafioze.

9 prej tyre u ekzekutuan në burgje pasi personat në fjalë ishin pas hekurave për vepra të tjera penale. Nëntë persona të tjerë u arrestuan, ndërsa 14 persona u kanë shpëtuar prangave.

Si përfundim u zbuluan 8 grupe kriminale, që vepronin në Tiranë, Durrës, Elbasan.

Shpërndaje