“Shtetet armike”, Rusia njoftoi vendosjen e vizave për qytetarët Shqiptarë…

Shpërndaje

Rusia njoftoi sot futjen e masave që çojnë në një regjim vizash për “vendet armike”, përfshirë Shqipërinë.

“Akti i ri do të vendosë kufizime për hyrjen në territorin e Rusisë”, tha ministri i Jashtëm Sergei Lavrov në një fjalim të transmetuar nga kanali televiziv shtetëror Russia-24.

Tani, thotë ai, është duke u përgatitur një dekret presidencial për ndryshimet në ligjin për rregullimin e vizave dhe hyrjen.

“Kufizimi i ri do të zbatohet për qytetarët nga lista ruse e “shteteve armike”, tha Lavrov.

Për momentin, lista përfshin Malin e Zi, Norvegjinë, Islandën, SHBA-në dhe Kanadanë, vendet e BE-së, Britaninë e Madhe, Ukrainën, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Lihtenshtajnin, Monakon, San Marinon, Maqedoninë e Veriut, si dhe Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Mikronezia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

Tashmë ka kufizime për hyrjen në kufijtë tokësorë të Rusisë me Evropën dhe të gjitha fluturimet midis vendeve të BE-së (përfshirë Norvegjinë dhe Islandën) dhe Rusisë janë pezulluar.

Shpërndaje