

Pasi u pezullua nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, gjyqtari Ardian Hajdari është paraqitur sot në SPAK, ku është marrë edhe si i pandehur. Mësohet se gjyqtari është paraqitur në prokurorinë e posacme mesditën e sotme, ku është marrë në pyetje.
Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit që pezullohet, pas Luan Dacit, i cili dhe u shkarkua pasi u deklarua fajtor me vendim të formës për falsifikim të formularit të aplikimit për një pozicion në institucionet e vetingut.
Më 24 qershor 2020, Daci dhe Hajdari u kallëzuan penalisht në Prokurorinë e Posaçme, SPAK me pretendimin se kishin gënjyer në aplikimet e tyre për t’u zgjedhur anëtarë të KPA-së përmes “falsifikimit të dokumenteve”. Hajdari u akuzua për deklaratën se kishte një eksperiencë 17 vjeçare si avokat.



