Selam Alejkum të gjithëve.
Besoj që një pjesë e mirë e juaja më njihni nga kauza që kam iniciuar nga refuzimi që më është bërë për vendin e punës, shkak i mbulesës.
Për sa i përket ngjarjes time dua të sqaroj si mëposhtë: Së pari, nisur nga eksperienca të ngjashme të ndodhura edhe besimtarë/eve të tjerë, (në subjekte të ndryshme, private ose institucione që nuk kanë guxuar ta bëjnë publike), unë zgjodha t’a publikoj duke ditur vuajtjen që shkakton diskriminimi tek besimtarë/et.
Së dyti, qëllimi im kryesor ka qenë publikimi i ngjarjes si fenomen për ndërgjegjësim. Ndërsa lidhur me thirrjet për bojkotimin e kompanisë, nuk jam shprehur aspak dhe nuk ishte ky qëllimi real, pasi dëshiroj të mendoj që ky ishte një gabim njerzor dhe jo qëndrimi zyrtar i kompanisë. Bojkoti ka ardhë si reagim i qytetarëve, të cilët janë sensibilizuar me ngjarjen. Kështu që nuk mund të gjykoj sjelljen e tyre.
Së treti, shpresoj që publikimi im të ndërgjegjësojë institucione shtetërore dhe private që të mos përsëriten ngjarje të tilla diskriminuese, dhe i bëj thirrje çdokujt që përjeton një ngjarje të tillë të guxojë të reagojë bazuar në të drejtën njerëzore.
Askush nuk mund të na privojë nga kjo e drejtë hyjnore dhe universale, sepse shamia nuk ka çmim!
Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, përzemërsisht Elsa!