Kryetari i Fressh Shkodër Erion Metushi ftesë të rinjve për 25 prillin: Votoni masivisht dhe zgjidhni rrugën e drejte, partineë socialiste…

Shpërndaje

Kemi hyrë në dekadën e katërt të demokracisë në Shqipëri 🇦🇱 dhe vendi ndodhet përpara një momenti të rëndesishem, siç janë zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Eshte dita kur shqiptarët me votën e tyre do të vendosin për të ardhmen, për atë që do të jetë qeveria e tyre në 4 vitet në vijim. Një qeveri që duhet të punojë dhe sjell progres siç ishte kjo e 8 viteve që lamë pas dhe jo një bashkim interesash klienteliste, që vëndin e zhysin në kaos dhe kryefjalë kanë regresin.

Kanë qënë vite të mbushura me sfida këto që kaluam dhe padiskutim duke riparuar shumë prej defekteve të trashëguara nga ato që sot flasin për një Shqipëri ndryshe, por që asnjë ditë të vetme nuk e bënë realitet me qeverisjen e tyre. Ne ja dolëm të bënim këto ndryshime drastike, edhe pse jemi të vetëdijshëm që duhet bërë më shume, e ka shumë për tu bërë, por që vetëm vizioni yne e mundëson.

Ju ftoj të gjithëve ju të rinj dhe të reja, bashkeqytetarë të Shkodrës, dilni dhe votoni, ushtrojeni të drejtën tuaj për të zgjedhur, bëjeni më të fortë demokracinë, refuzoni indiferencën dhe çdo gjë tjetër që ju shfaqet përballë. 25 Prilli le të jetë dita me e rëndësishme për ju, duke menduar për veten dhe për familjen tuaj.

Disa nga ju mund të jeni të merzitur apo të lodhur për ato pak gjëra që nuk janë bërë por asgjë nuk është dhe nuk duhet të jetë me e fortë se vota juaj, ajo “arme” fantastike qe na jep demokracia, për të zgjedhur programin më të mirët që sot kemi me besimin në ato shumë gjëra që janë bërë dhe me sytë nga e ardhmja për një Shqipëri që vetëm NE dimë ta ndërtojmë.

Shkodra ka nevojë të prekë ndryshimin, të dalë nga guacka ku e kanë mbyllur dhe po ja zënë frymëmarrjen. Potencialet e qytetit tonë janë të panumërta, mundësitë për ti dhënë Shkodrës zhvillimin e merituar janë, por për ta bërë të mundur këtë, duhet vota juaj, mbështetja masive e juaja.

Ne e kemi një program ambicioz, i kemi mundësitë dhe njerëzit, por na duhet të rrëzojmë pengesat që na i kanë vënë përballë në gjithë këto vite në Shkodër. Duke shfrytëzuar energjitë tona pozitive, programin dhe vizionin për Shkodrën që të gjithë duam, ne mund t’ja dalim.

Në 25 prill niseni ditën tuaj duke votuar dhe zgjedhur më të mirën për Shkodrën, për veten dhe familjen. Besojini programit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryetarit të saj dhe nxirreni qytetin nga errësira ku e kanë zhytur prej shume vitesh.

Bashkë për të ardhmen e Shqipërisë!
Bashkë për Shkodrën!

Zgjidhni

❎12.PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 🌹

Shpërndaje