Fuqia që të rinjtë kanë për të realizuar dhe materializuar vetë idete e tyre por edhe nevojat e kësaj kategorie për të krijuar më shumë hapësira për veten, kanë qenë temë e një diskutimi të hapur që kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në Shkodër, kanë bërë me të rinjtë.
Në diskutimet e tyre, të rinjtë kanë evidentua problematikat me të cilat përballen çdo ditë, ndërkohë që kanë kërkuar vëmendjen e politikës ndaj tyre.
Ndërkohë, kandidati për deputet Benet Beci, ka numëruar disa nga çështjet që sipas tij duhet të marrin zgjidhje për rininë e Shkodrës, që nga punësimi, investimet për rininë apo dhe qasja e Universitetit ndaj kërkesave të studentëve.
Në diskutimin e tij, kandidati socialist ka folur me terma konkretë për mundësitë që do ti jepen rinisë shkodrane pas 25 Prillit, dhe pas fitores së një tjetër mandati nga Partia Socialiste, një mandat që siç është shprehur ai, do të jetë mandate I Shkodrës.