Keto janë pamjet skandaloze të rrjetit të energjise elektrike ne Shllak te Vau Dejës
Gjithcka te ngjan sikur jemi para 50 vitesh por realisht jemi ne vitin 2021 ku neglizhenca, dhe braktisja, e qeverise ndaj kesaj zone eshte krejtesisht e dukshme e njekohesisht e pafalshme.
Gjate gjithe dimrit banoret e Shllakut qëndrojne ne erresire te plotë, ndonese muaj per muaj paguajne faturat e energjise apo mbifaturimet e pajustifikueshme .
Kjo situate duhet dhe do marre fund!Ju siguroj se ky problem jetik do marre zgjidhje brenda periudhes se pare të mandatit te ardhshëm qeverisës me Lulzim Bashën Kryeministër.
Shllaku jo vetem do kete nje rrjet elektrik ne standartet e duhura me qellim furnizimin cilesor me energji elektrike per te gjithe zonen , por banoret do paguajne me lire per energjine elektrike.