Diana Ziu letër të hapur Ramës: Doni s’doni, Ju jeni “urdhri nga lart”. A e keni forcën që mos përdhoset krijimtaria kombëtare? Kur me 400 milionë lekë bën si të të dojë qejfi quhesh zotni…

Shpërndaje

Kompozitorja e njohur, Diana Ziu, i ka shkruar një letër publike kryeministrit Edi Rama ku shkruan sërish për Festivalin e Këngës në RTSH.

Në letrën që kompozitorja e ka publikuar në “Facebook”, theksohet se shoqja Vera dhe shoku Zhani ose e kanë urdhrin nga lart, ndaj bëjnë çfarë të duan, ose bëjnë çfarë duan se nuk kanë urdhër nga lart, kompozitorja shkruan se do apo nuk do, Rama është “urdhri nga lart” për këtë kategori kuadrosh të realizmit socialist, të cilët mendojnë ende se boll të jesh në rregull me partinë, pa në djall të tjerat.

LETRA E PLOTË:

Leter e hapur z. Edi Rama.

z. Kryeminister, ndoshta gabohem kur mendoj se zerat publike kane ende impakt ne shoqerine tone, por po e bej dhe nje përpjekje. Eshte mekat qe ka njerez te cilet me teper do humbasin kohe per mbrojtjen e modelit te vjeter te shikimit te botes, se sa ta rregullojne ate.

Po e nis nje leter te thjeshte por te rendesishme per shoqerine sot, per tju vene ne dijeni per crregullime, abuzime, heqjen e vlerave te artisteve, mungese transparence e favoritizem ne nje vend ku denohesh per 40 mije lek drita dhe quhesh zotni kur me 400 milion ben si te te doje qejfi.

Por une do vazhdoj ti quaj me emertimin e tyre te vjeter, apo te rinise se tyre me sakte, shoqja Vera dhe shoku Zhani, sepse nuk habitem kur shoh se ende jane te brymosur me kohen e urdherave nga lart, ndaj dhe me lind pyetja: Ose e kane urdhrin nga lart, ndaj bejne cfare te duan, ose bejne cfare te duan, per sa kohe nuk kane urdher nga lart ! Kush valle i perkrah kaq shume?

Shpërndaje