Shkoder, Ish-Policit Admir Dushi, i vendosin lëndë plasëse në banesë…

Shperthim ish policit Admir Dushi
Share your love

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në datën 7 janar në rrugën “Ali Demi”, në lagjen “Tepe” të qytetit të Shkodrës.

Sipas policisë bëhet me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në banesën e shtetases Besime Dushi, banuese rezidente në qytetin e Shkodrës. Për fat të mirë, nuk ka patur të lënduar në njerëz, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për dëmet e shumta materiale.

Menjëherë pas shpërthimit, i cili është dëgjuar në të gjithë zonën kanë mbërritur në vendin e ngjarjes forca të policisë, nga ku grupi hetimor ka filluar hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të saj.

Grupi hetimor, në lidhje me hetimet ka marrë në pyetje pronaren e banesës, Besime Dushi, për të zbuluar nëse ka patur konflikte të mëparshme me shtetas të tjerë. Para grupit hetmor, Dushi ka deklaruar se jetonte e vetme dhe se kurrë nuk ka patur konflikte personalisht.

Megjithatë, ajo dyshimet kryesore i ka tek një sulm për shkak të detyrës së djalit të saj, Admir Dushi, i cili më herët ka qenë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës. Sipas saj, pak ditë më parë ka marrë një telefonatë anonime, përmes së cilës i është komunikuar se Admiri nuk ka ku të fshihet dhe se nëse kishte ardhur, duhej të paguante borxhin që u kishte.

Pas hetimeve të mëtejshme të Policisë së Shkodrës është zbuluar se lënda plasëse e vënë në banesën e shtetases Besime Dushi, ka lidhje me dy ngjarje të tjera të ndodhur me të birin e saj, Admir Dushi, në vitin 2017.

Konkretisht, në datën 21 gusht të atij viti, Admir Dushi ishtë kërcënuar dhe kanosur nga disa persona, ndërsa pak muaj më vonë, në datën 3 tetor është tentuar që të rrëmbehet me dhunë e bija minorene e Admir Dushit nga disa persona po të paidentifikuar. Strukturat e policisë po punojnë më tej për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Share your love