VIDEO/ KESH do rikonstroktojë rrugën Vau Dejes – Koman…

Shpërndaje

30.7 km të rrugës Vau i Dejës -Koman do të rikonstruktohen; ky është investimi i parë i kësaj natyre që do të realizohet nga KESH. Përmirësimi i shtresave, nënshtresave, kthesave dhe urave ekzistuese, si dhe përshtatja e punimeve me natyrën e zonës do të bëjnë që ky projekt të mos vlejë vetëm për nevojat e Korporatës e banorët, por edhe të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin turistik të zonës.

Bashkëbisedimi që pata me specialistë, banorë e drejtues lokalë, ashtu si edhe informimi i publikut për vijueshmërinë e këtij projekti janë pjesë e përgjegjësisë së Korporatës për të qenë më pranë komunitetit. Të hënën, datë 8 shkurt 2021, do të bëhet shpallja e garës për kompaninë zbatuese të projektit, shkruan Benet Beci drejtor i KESH.

Shpërndaje