Si bëhesh milioner nga zeroja në Shqipëri? Liperi: Shtëpia në Tiranë më e shtrenjtë se në Londër

Shpërndaje

Në emisionin “As pro, as kundër” në ABC u diskutua për skemat e pastrimit të parave që po bëhen në sektorin e ndërtimit në Tiranë nisur nga përgjimet e antimafias italiane që dolën në media pak ditë më parë.

Por pyetja që shtrohet është çfarë i ka sjellë paraja e pisët njerëzve të thjeshtë dhe ekonomisë? “Vetëm na ka varfëruar. Një apartament sot në Tiranë është më i shtrenjtë se në Londër, duhet punuar më gjatë këtu se një emigrant në Londër për të blerë një shtëpi. Rriten çmimet, ka një paradoks” tha  Ornela Liperi.

Kryeredaktorja e revistës “Monitor” shpjegoi edhe skemën sesi nga zero mund të bëhesh milioner brenda pak viteve, por jo rastësisht.

Unë kam parë vetëm shifrat, ndërtimet nuk financohen nga ekonomia formale po të shikojmë të gjithë treguesit, të gjitha nuk justifikojnë ndërtime që arrijnë në 1 miliard euro në vit, e them me kompetencë që po vijnë nga burime informale. Mund të jap një listë të gjatë firmash që po ndërtojnë në Tiranë dhe nuk kanë asnjë lloj burimi.

Pse hyn paraja në ndërtim? Sepse ka një normë fitimi shumë të lartë, ka një fitim katërfish dhe ka një mungesë kontrolli. Një person nëse ke 30 mijë euro mund të fillosh të ndërtosh një pallat, thua unë e para bleva, kam shitur ajrin, dhe i kam marrë materialet e ndërtimit pa pagesë.  

Dhe brenda 3 viteve 10-fishon të ardhurat kur nuk ke asgjë. Kjo është mënyra si nga zero të bëhesh milioner sot. Por nëse ke mbështetje, se për ndryshe do ta bënin të gjithë” tha ajo./ db/Abcnews.al

Shpërndaje