Mutacionet e COVID-19/ Britania e Madhe mbyll kufijtë për 1 muaj

Shpërndaje

Mbretëria e Bashkuar ka marrë vendimin të mbyllë kufijtë e saj pas shfaqjes së mutacioneve të reja të COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Boris Johnson në një deklaratë të bërë për mediat mbrëmjen e sotme.

Ai tha se masa do të zbatohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Kushdo që futet në Britaninë e Madhe duhet të jetë i pajisur me një test negativ për COVID të bërë jo më herët se 72 orë para nisjes dhe një formular të veçantë udhëtimi që do të kontrollohet nga linjat ajrore.

Udhëtarët do të duhet të qëndrojnë në karantinë për 10 ditë dhe nuk do të lejohen të dalin për asnjë arsye. Ata gjithashtu do t’i nënshtrohen një testi për koronavirus pesë ditë pas mbërritjes së tyre, i cili duhet të jetë negativ në mënyrë që ata të lejohen të dalin jashtë. Vendimi i Johnson vjen pas shqetësimeve të reja në lidhje me një mutacion të ri të zbuluar në Brazil.

Shpërndaje