U ekzekutua me breshëri plumbash në sy të gruas, kush është producenti i famshëm shqiptar i muzikës

Share your love

Një shqiptar është qëlluar për vdekje në vigjilje të Krishtlindje në sy të familjes së tij, pasi kishin kaluar një natë jashtë, njofton BBC. Flamur Beqiri me shtetësi suedeze dhe shqiptare, u vra në Battersea Church Road në jugperëndim të Londrës rreth orës 21:00.

Z. Beqiri njihej si Alex,  kishte “20/20 Records” dhe sipas faqes Wedding Style Magazine, u martua me Debora Krasniqi në Cernobbo, në liqenin Como në tetor vitin e kaluar. Ai ishte bashkëthemelues dhe partner i markës “20/20 Records” e cila ka zyra në Londër dhe Stokholm. Kjo markë e pavarur, e quajtur më parë Fantabulous Music, u themelua në 2008.

Ai është vëllai i Misse Beqiri, një modele që u shfaq në Reality Show “Real Housewife of Cheshire”.

Fqinjët reaguan se dëgjuan të shtëna nga armë të shumta dhe britmat e një gruaje që thërriste dëshpërimisht për ndihmë.

Një zëdhënës i Policisë së Met tha se të vritej një njeri në këtë mënyrë të tmerrshme e kishte lënë të shkatërruar atë familje.

36-vjeçari, i cili kishte bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, u deklarua i vdekur në vendin e ngjarjes nga shërbimet e emergjencës.

Fqinja Vittoia Amati, 60 vjeçe, tha se ajo kishte dëgjuar 8-10 të shtëna.

“Pastaj dëgjova ulërimat e së shoqes. Erdha dhe pashë se ishte një nga fqinjët e mi. Ai ishte shtrirë përpara derës së shtëpisë në një pellg gjaku. Ishte akoma gjallë. Ju nuk e keni idenë sa e dëshpëruar dukej gruaja e tij”.

Një grua e re, e cila e identifikoi veten si infermiere, u përpoq ta ndihmonte z. Beqiri duke ushtruar presion mbi plagët për t’i ndaluar gjakderdhjen, tha zonja Amati.

Inspektori Jamie Stevenson tha: ; Hetimi ynë është ende në hapat e para dhe ne jemi duke punuar që të kuptojmë motivin që e çoi një njeri t’i merrte jetën në një mënyrë aq të tmerrshme Natën e Krishtlindjeve përpara syve të familjes së tij.”

Ata janë të rënduar shumë nga kjo ngjarje e tmerrshme dhe ne po i mbështesim me oficerë të specializuar. Ne dimë që viktima po kthehej në shtëpi me gruan dhe fëmijën e vogël pasi kishin kaluar darkën jashtë, kur ai u qëllua disa metra larg shtëpisë së tij.

Share your love