Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi të premten se Turqia ka realizuar zbulimin e saj më të madh historik të gazit natyror në Detin e Zi.
Duke dhënë lajmin e madh dhe të shumëpritur nga zyra e tij në Pallatin “Dolmabahçe”, Erdogani tha se anija e sondimit “Fatih” ka zbuluar 320 miliardë m3 gaz natyror në pusin “Tuna 1”.
Këto punime i kemi bërë plotësisht me mundësi vendore. Objektivi është ti vejmë në shërbim gazin natyror të Detit të Zi popullit tonë në vitin 2023”.
Sipas tij, të dhënat e siguruara nga ky pus tregojnë se rezerva të reja ka shumë gjasa të zbulohen në të njëjtën zonë.
“Me lejen e Allahut, lajme të mira si ky presim edhe nga Mesdheu. Jemi të vendosur për të zgjidhur rrënjësisht çështjen energjetike të vendit tonë”, theksoi kreu i shtetit turk mes të tjerash.
“Tani do të kalojmë menjëherë në hapjen e puseve të përcaktuara dhe duke përcaktuar edhe prodhimin do të fillojmë punimet e ndërtimit dhe strukturimit”, tha Erdogan.