Pas disa ditësh luhatje të temperaturave, vendi ynë do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Dita e nesërme do të kushtëzohet nga kthjellime gjatë gjithë ditës pothuajse në të gjithë territorin.
Por gjatë pasdites, në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të vranësirave të pakta.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 16°C deri në 39°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.