Policia ka proceduar penalisht 12 persona të identifikuar si organizatorët e protestës së djeshme (20 korrik), ku muzikantë, pronarë lokalesh e profesionistë manifestuan para kryeminstrisë.
Ata kundërshtuan aktin normativ të qeverisë që ndalon hapjen e club-ve dhe diskove pas orës 20:00.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të 12 personave të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.