Sipas bruimeve të Ora News Zani Çaushi tërheq kërkesën për lirim me kusht.
Tërheqja e Çaushit ka qenë e papritur, pasi në fillim ka folur avokati i cili ka parashtruar kërkesën e tij, por më pas kur i është dhënë fjala Çaushit ai ka thënë se do tërhiqet.
Çaushi ka kërkuar ndër të tjera që të shikohet edhe njëherë dinamika e gjykimit të tij më herët.
Me tërheqjen e Çaushit, çështja është pushuar automatikisht, ndërkohë që nuk dihen arsyet që e kanë çuar Çaushin drejt këtij vendimi.
Ai mbërriti sot në orën 10:00 në gjykatën e Korçës ku mbahet seanca për kërkesën e tij për lirimin me kusht.
Ndërkohë, policia mori masa të rrepta sigurie duke bllokuar hyrjen në gjykatën e Korçës.
Çaushi, kreu i një prej bandave të Vlorës gjatë trazirave të vitit 1997 kërkon lirinë me kusht edhe pse është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Kërkesa e Çaushit bazohet mbi argumentet e tij se është rehabilituar në burg, dhe fakti se ka fëmijë për të rritur, për të cilët thotë se është i gatshëm të punojë.
“Kam fëmijë të mitur për të rritur. Jam rehabilituar pasi 3/4 e dënimit i kam shlyer në qeli. Kërkoj të lirohem para kohe me kusht.”