Pas ngjarje trònditëse në Kombinat/ Flasin banorët: Dëshmitarët e Jehovait u blenë shtëpinë, ata vinin na jepnin libra, gjasme “na lexo këtu, bëhu me këtë”

Shpërndaje

Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin edhe “Dëshmitarë të Jehovait”.

Para kamerave, ata shprehen se vajza, e ndjera Anisa më herët u kishte shkuar në dyert e tyre duke u kërkuar që të bëheshin pjesë e këtij sekti fetar.

“Njerëz shumë të mirë kanë qenë. Sidomos e ëma ishte super zonjë. Vinin kështu që binin letra gjëra, Anisa. Na thoshin ndonjë gjë por ne nuk i pranonim. Shumë e tmerrshme kjo që ka ndidhur”, thotë një banore.

Të tmerruar nga kjo ngjarje banorët e zonës tregojnë për ABC News se në familjen Josifi hynin e dilnin persona dëshmitarë të Jehovait. Një prej banorëve deklaron se ata i furnizonin me ushqime, madje edhe shtëpinë ua kanë blerë ata. Por prej dy muajsh ata thonë se në derën e grave nuk u pa më njeri.

“Ato blenë një shtëpi në kat të tretë. Nuk i kanë të blera me lekët e tyre. Atyre ua ka bërë dhuratë Jehovai, se ato kanë ardhur nga Përmeti të përfshira në këtë muhabet. Edhe unë i shihja ata të Jehovait që vinin me çanta, por dy muajt e fundit, pasi e ëma zuri vend dhe vajzat, as e ëma s’ka dalë fare. Vinin ata të Jehovait me çanta që u sillnin për të ngrënë, por meqenëse dera e saj nuk u hap më, domethënë që ato ishin të eleminuara dhe tani ka dy muaj që ata të Jehovait nuk kanë ardhur më, ka dy muaj. Ishin një burrë e një grua”, shprehet banori.

Dëshminë për prezencën prej shumë kohësh në lagjen e Kombinatit të përfaqësuesve të sektit fetar të Jehovait e përforcon edhe një tjetër qytetar.

“Ka patur këtu, ka patur para disa kohësh, por pastaj ikën nga këtu ata. Ishin ata të Jehovait, na thoshin vinin nga Amerika, vinin me ca këmisha të bardha e na luteshin, na jepnin libra, gjasme “na lexo këtë, bëhu me këtë”. Ka pasur më parë. Kurse tani po bën që nuk shikojmë të dalin më nga këta. Tani që ndodhi edhe kjo, dihet që janë futur në vijën e miut”, deklaron ai.

Në shtëpinë e tre grave Josifi policia sekuestroi në cilësinë  e provës materiale dy Bibla, një fletore dhe copa letrash me mbishkrime të shkëputura prej Biblave dhe broshurave të dëshmitarëve të Jehovait./ abcnews.al

Shpërndaje