Arti në zi/ Ndahet nga jeta “Mjeshtri i Madh/” i violinçelit, shkodrani Gjovalin Lazri…

Shpërndaje

Mjeshtri i madh i violinçelit, Gjovalin Lazri është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 84-vjeçare.

Lazri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Një muaj më parë ai u vlerësua me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.

Gjovalin Tish Lazri lindi në Shkodër më 13 tetor 1936.

Në vitin 1950 -1958 ndjek Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë me Profesor Boris Skabllov, Matej Guralumi dhe Ymer Skendëri.

Në vitin 1959 fillon studimet e larta në Akademinë e Muzikës dhe Arteve ne Pragë.

Më pas ka punuar si mësues violonçeli dhe zv/Drejtor Artistik i Shkollës se Mesme Artistike “Jordan Misja”, në Tiranë.

Gjatë këtyre viteve ka përgatitur breza të tërë artistësh violonçelist, ka debutuar vetë si solist.

Ndër vite ka botuar artikuj, metoda, dhe studime profesionale ne fushën e artit dhe te kulturës.

Shpërndaje