Me mijëra euro në çantë u nis drejt Turqisë, kapet në Rinas një grua (Emri)

Shpërndaje

Një shumë e madhe eurosh është kapur sot në aeroportin e Rinasit, të cilat nuk ishin deklaruar.

Bëhet fjalë për një shumë prej 18.500 euro. Mësohet se kjo shumë disponohej nga shtetasja Festime Caushi, e cila po udhëtonte drejt Turqisë.

Kjo e fundit është ndaluar nga autoritetet në Rinas, për të bërë verifikimet sipas procedurave.

Njoftimi i policisë: Në vijim të kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë, në dalje të RSH-së, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasen F. Ç., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila kishte kaluar zonën e skanerit.

Gjate kontrollit fizik, punonjësit e Policisë Kufitare të Rinasit i kanë gjetur në çantën e dorës 18500 euro, të padeklaruara në degën e doganës Rinas.

Në përfundim të veprimeve shtetasja F. Ç. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.

Shpërndaje