Shqiptarët që do të udhëtojnë me avion drejt Greqisë duhet të plotësojnë një formular të posaçëm

Shpërndaje

Greqia vijon t’i ketë mbyllur kufijtë për shqiptarët, por një kategori e caktuar mund të udhëtojë drejt shtetit fqinj.

Duke ju referuar grupit të fundit, ambasada greke në Shqipëri njoftoi në “Facebook” se ata do të jenë të detyruar të plotësojnë një formular të posaçëm.

Bëhet fjalë për shqiptarët që do të udhëtojnë me avion. Formulari plotësohet 48 orë para nisjes.

“Në bazë  të ΦΕΚ Β΄ 2602/28/06.2020  dhe B’  2660/30.06.2020, të gjithë ata qytetarë nga Shqipëria që kanë të drejtë hyrjeje në Greqi (posedues të pasaportës greke, të kartës së veçantë të identitetit të homogjenit ose lejes së qëndrimit), si dhe të gjithë ata qytetarë Shqiptarë, që për raste të veçanta marrin leje prej autoriteteve greke, janë të detyruar që duke filluar prej dates 1 korrik 2020, të plotësojnë, 48 orë para realizimit të udhëtimit të tyre, formularin e posaçëm në formë elektronike  që gjendet tek linku: https://travel.gov.gr, nëse do të shkojnë në Greqi me avion.  Ky formular i posaçëm, nuk përbën në vetvete leje hyrjeje për në Greqi.”

Të martën Greqia vendosi të mbajë mbyllur kufijtë për turistët shqiptarë. Duke filluar nga data 1 korrik, në Greqi kanë të drejtë që të hyjnë të gjithë banorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Shpërndaje