Një tjetër víktímë nga koronavirusi, 70 vjeçari nga Shkodra nderron jetë tek infektivi…

Shpërndaje

Një pacient 70 -vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.

70-vjeçari i konfirmuar me COVID19, vuante nga diabeti dhe ishte i shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pēr të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 56 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Shpërndaje