Shkodër/ Nga nesër rifillon transporti interurban…

Shpërndaje

Transporti publik interurban në Shkodër do të rifillojë aktivitetin duke filluar nga dita e nesërme (24 qershor).

Përfaqësues të këtij sektori në Shkodër thanë se puna do të rifillojë pasi kanë 4 muaj pa punë dhe se ndodhen në situatë të vështirë ekonomike.

Ata shprehen se do t’i respektojnë protokollet anticovid.

”Shoqëritë e transportit urban dhe interurban të qarkut të Shkodrës do fillojnë daljen në punë. Kemi 4 muaj pa punë, rrezikohemi na ana ekonomike, luftojmë për bukën e gojës.

Ditën e mërkurë, linjat tona ndërqytetase do fillojnë punën në orën 6 të mëngjesit deri në orën 5 mbasdite nga Tirana, si dhe nga linjat e tjera.

Do t’i respektojmë të gjitha rregullat, jemi pajisur me të gjitha mjetet.”

Hapja e transportit urban në Shkodër vjen në një kohë kur ky sektor ka zhvilluar disa protesta në Tiranë dhe kanë refuzuar rinisjen e aktivitetit.

Sipas tyre, është e pamundur të rifillohet puna, nëse më parë qeveria nuk u plotëson atyre disa kushte.

Ata kërkojnë subvencionimin e të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimit nga protokolli i sigurisë. Heqja e arkcizës dhe taksave të karburantit siç është zbatuar edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Zbritja e TVSh-së në shitje nga 20 përqind në 0 përqind për vitin 2020.”

Shpërndaje