Atentáti ndaj Hekuran Billës, dështon seanca për të dyshuarin Viktor Marku

Shpërndaje

Viktor Marku një nga áutorët e dyshuar se ka marrë pjesë në vrásjen e Hekuran Billës, 10 ditë më parë në Tiranë. Ai doli para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë por që nuk iu komunikua.

Dosja e dorëzuar nga Prokuroria kishte mangësi të dokumenteve sa i takon ndalimit të tij në kufirin me Malin e Zi. Në fashikujt hetimor mungonte procesverbali i ndalimit të Markut. Ky fakt konfirmohet edhe nga avokati i Markut, i cili në fund të seancës tha se árrestimi është i paligjshëm.

“Deri më sot nuk ka pasur urdhër árresti. Kodi parashikon një urdhër ndalimi gjë e cila nuk është konstatuar. Nuk është dhënë një urdhër ndalimi”, tha avokati i të riut. Ndërkohë vetë Marku ka mohuar autorësinë e ngjárjes në një deklaratë paraprake të bërë para hetuesve.

Nesër gjykata pritet të vazhdojë procesin pasi i është lënë kohë prokurorit të plotësojë dosjen. Sipas akuzës, Marku prej 19 shkurtit rezulton se ka dalë jashtë vendit dhe ka qëndruar në Mal të ZI. Por dyshohet se ka hyrë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe kjo gjë konfirmohet nga dëshmitarë të cilët e kanë parë në Shkodër ku edhe ka marrë një makinë me qira.

Shpërndaje