16 rastet e reja me Covid-19 në Shkodër sipas epidemiologëve janë drejtëpërdrejtë transmetim komunitar.
Rastet e më mëparshme të konfirmuar me koronavirus kanë infektuar familjarë apo miq të tyre, persona kontakti të drejtëpëdrejtë.
Në total në 48 orët e fundit janë kryer 28 testime dhe 16 kanë dalë pozitive.
Katër prej tyre janë punonjës të një fasonerie në qytetin e Shkodrës, të cilët janë infektuar një tjetër punonjës që ka rezultuar pozitiv më herët.
Rastet e tjera janë në lagje të Shkodrës, dhe nga një rast në fshatin Kukël në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe një në bashkinë e Pukës.
Në rang qarku janë 79 persona aktivë.