Shtimi i rasteve të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka nxitur qeverinë e Malit të Zit ë mblidhet për të vendosur nëse do të mbyllë kufijtë tokësore.
Shkodra ka dy pika kufitare tokësore me Malin e Zi, Murriqani dhe Hani i Hotit. Nëse do të rivendoset kufizimi do të ishte një pengesë më shumë duke pasur parasysh që jemi dhe në sezon turistik qoftë për zhvillimin e turizmit por dhe imazhin e vendit.
Sot në të gjithë Shqipërinë janë shënuar 69 raste të reja nga të cilat 16 janë në qytetin e Shkodrës.