Sot rifillojnë fluturimet nga Rinasi në drejtim të 4 vendeve, TIA nxjerr oraret…

Shpërndaje

Ditën e sotme kanë rifilluar fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza” në drejtim të 4 shteteve.

Sipas një njoftimi të bërë nga Tirana International Airport (TIA), sot do të ketë fluturime drejt Vjenës, Beogradit, Athinës por edhe Frankfurtit, ky i fundit do të jetë vijim i riatdhesimeve.

Tirana International Airport njofton se sot rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05

Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00

Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15

Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05

Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.

Shpërndaje